Për Ajurvedën

Ajuverda është një nga njohuritmë të vjetra medicinale e cila u paraqit rreth para 5000 viteve në Indi. Ajuverda në mënyr unikate e përshkruan ndikimin e bashkëveprimin mental dhe fizik, si dhe ndikimin e mjedisit jetësor ndaj shëndetit të njerëzve. Në përputhje me këtë, arti shërues i Ajurvedës nuk është i orientuar vetëm drejt simptomave, por i kërkon edhe arsyet e sëmundjes, me qëllim që t’i kthejë njerëzit në drejtpeshim dhe t’i zgjojë fuqitë e trupit për vetëshërim dhe rezistencë. Formula e kremit Sorion bazohet në mënyrat origjinale natyrale të shërimit të Ajurvedës dhe është pjesë e kujdesit ndaj lëkurës nën stres, si dhe kujdes plotësues në rastet e psoriazës, neurodermitit, ekzemave, herpesit dhe ndryshimeve të tjera të lëkurës. Kremi e rregullon vlerën e Ph-së dhe e freskon dhe rinovon lëkurën. Përbërjet e Ajurvedës e shërojnë lëkurën e ashpër, të skuqur dhe të ndezur me një efekt afatgjatë.

Edhe pse Ajurveda është e pranuar si një disiplinë mjekësore në Indi, gjatë së cilës efikasiteti i bimëve shëruese dhe metodat e shërimit shkencërisht janë dëshmuar, hyrja e saj në Evropë shkon ngadalë.

Ne dëshirojmë ta ndryshojmë këtë!

Përbërësit nga Ajuverda:

Shafrani i Indisë (Curcuma Longa)

Shafrani i Indisë është një nga antioksiduesit i cili shfrytëzohet në mjekësinë tradicionale të Indisë më shumë se 4.000 vjet dhe njihet si “eliksiri i lëkurës”.

Vepron kundër ndezjes së lëkurës, ka efekte hidratuese, duke e përmirësuar elasticitetin e lëkurës dhe i rinovon qelizat.

Indrajao e ëmbël (Wrightia Tinctoria)

Gjethet, lëvozhga dhe fara e kësaj bime përdoret në Indi për lehtësimin e shumë problemeve të lëkurës, sepse ka efekt antiinflamatorik dhe antibakterial.  Për shkak të ndikimit të tij ushqyes dhe qetësues, përdoret gjatë ndezjeve, kruajtjes, qërimit apo skuqjes së lëkurës.

Nim (Azadirachta Indica)

Bima Nim është e pasur me shumë acide të rëndësishme yndyrore, me tanine dhe vitaminën E, ndërsa kombinimi i tyre është një bekim për lëkurën e thatë, me ndezje dhe problematike. Vaji nga kjo bimë ka ndikim dezinfektues dhe mbrojtës, i cili i largon patogjenet dhe e mbron lëkurën nga rrethi i ndotur.

Rubia Kordifolia (Rubia Cordifolia)

Kjo bimë është sidomos e çmuar për shkak se e pastron, dezinfekton dhe e rregullon Ph-vlerën e lëkurës. Pluhuri me ngjyrë të kuqërremtë nga rrënjët e thara të kësaj bime me gjelbërim të përjetshëm shfrytëzohet në Ajuverdë, sidomos për ekzemë, kruarje, ndezje dhe djegie.

Vaj kokosi (Cocos Nucifera)

Vaji i kokosit ka një efekt të gjerë shërues, kur bëhet fjalë për lëkurën dhe flokët. Është sidomos i pasur me aminoacide dhe vitamine, të cilat në mënyrë intensive e ushqejnë dhe e rigjenerojnë lëkurën, ndërsa acidet yndyrore veprojnë si mburojë kundër gripit, infektimeve dhe baktereve.

Gjalpë Shea (Butyrospermum Parkii)

Gjalpi Shea është një nga përbërjet më të përdorura në produktet për kujdesin e lëkurës. Përmban një përqendrim të lartë të vitaminës E, provitaminës A, zinkut, alantoinës dhe omega 3 acideve yndyrore, të cilat e rigjenerojnë lëkurën. Gjalpi Shea vepron edhe si mbrojtje natyrale nga dielli, ndërsa ndihmon edhe gjatë shërimit të plagëve dhe shenjave në lëkurë