Sorion krem rigjenerues senzitiv

1,990.00ден me tvsh të përfshirë

Krem veçanërisht i butë dhe intensiv për kujdesjen dhe rigjenerimin në rast të acarimit të lëkurës, kruajtjes, skuqjes, pezmatimit dhe rrjepjes – me shea, vaj kokosi, neem, shafran të Indisë dhe indrajаo të ëmbël. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, fëmijë të vegjël dhe gra shtatzëna, për fytyrë dhe trup.

Falë formulës së butë, kremi është i përshtatshëm për kujdesin e përditshëm edhe për fëmijët e vegjël (prej 3 vjeç). Toleranca e lëkurës ishtë e testuar nën mbikëqyrjen e specialistëve dhe e konfirmuar me „SHKËLQYESHËM“ (SEHR GUT) (Dermatest, 06.06.2017).

Out of stock

Përshkrim

Kremi rigjenerues Sorion senzitiv kombinon mijëra vjet njohuri për Ajurvedën me hulumtimet molekulare më moderne. Rezultati është një formulë unike me vajra natyrore të presimit të ftohtë dhe ekstrakte bimore ajurvedike, të përshtatura posaçërisht për nevojat e lëkurës së ndjeshme, të thatë, të irrituar, të skuqur, të lëkurës që kruhet dhe rrjepet. Sorion senzitiv rekomandohet veçanërisht për terapi ndihmëse të kujdesit të lëkurës në rast të neurodermatitit, psoriazës dhe ekzemës, por edhe për probleme të përditshme si pickimi nga mushkonja, irritime të lëkurës, kruajtje, ndjenje shtrëngimi, lëkurë të dëmtuar nga dielli dhe buzë të plasaritura, duar ose këmbë të ashpra.

Pa vajra minerale

pa parabene

100% vegan

Udhëzues për përdorim:

Përdoreni vetëm nga jashtë. Aplikoni shtresë të hollë në zonat e prekura 3-4 herë në ditë. Aplikojeni butësisht kremin në lëkurën shumë të irrituar ose të skuqur, pa fërkim.

Informacion shtesë

Sasia e produktit

50 ml

Komente

Këtu nuk ka ende komente.

Bëhu i pari që do komentoni. “Sorion krem rigjenerues senzitiv”

Your email address will not be published.