Sorion sapun rigjeneruese (2 x 100 g)

980.00ден me tvsh të përfshirë

Sapun i butë për kujdesin e trupit dhe fytyrës, për pastrim të përditshëm të lëkurës së ndjeshme, të thatë, të irrituar ose të lëkurës së prirur ndaj kruajtjes ose rrjepjes. Formula ayurvedike me ekstrakte natyrore bimore dhe vajra natyrore të çmuara e qetëson dhe e ushqen intensivisht lëkurën.

Paketimi 2 nga 100 g.

4 in stock

Përshkrim

Sapun qetësues për kujdesin e fytyrës dhe trupit me vaj kokosi, nim, shafran i Indisë, rrënjë nga madra indiane dhe indrajao i ëmbël (Wrightia tinctoria).

Falë kombinimit special të substancave të buta për larje dhe ekstrakteve të bimëve qetësuese ayurvedike, Sorion Repair Soap është veçanërisht i përshtatshëm për pastrimin e përditshëm të lëkurës së ndjeshme, të thatë, të irrituar dhe lëkurë të prirur ndaj kruajtjes. Vajrat e çmuara për kujdes sigurojnë lagështi dhe е furnizojnë lëkurën me lëndë të dobishme ushqyese. Sorion Repair Soap rekomandohet veçanërisht për pastrim të butë të lëkurës dhe kujdes gjatë acarimit të lëkurës, kruajtjen, lëkurën e tensionuar, pezmatimin, thatësinë e fortë të lëkurës, lëkurën e dëmtuar nga dielli dhe ambienti, si dhe për sëmundjet akute dhe kronike të lëkurës siç janë psoriazia, neurodermatiti dhe egzema.

  • Me ekstrakte bimore ayurvedike dhe vajra natyrorë të çmuar
  • Pa vajra minerale
  • Pa silikone dhe parabenë
  • 100% vegane
  • I miratuar dermatologjikisht
  • I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës dhe për fëmijë (mbi 3 vjet)

Udhëzim për përdorim:

Të përdoret vetëm nga jashtë. Sapuni vihet në dorë dhe bëhet shkumë me ujë, pjesët e nevojshme të trupit lahen me shkumën dhe pastaj shpëlahen me ujë të pastër. Në rast të lëkurës shumë të irrituar ose të skuqur, përdorni vetëm ujë të vakët dhe pastaj butësisht thajeni lëkurën me peshqir, pa fërkim.

Rekomandime të tjera:

Mos e përdorni në vende me plagë të hapura ose në prerje të infektuara. Shmangni kontakt me sytë dhe mukozën. Për shkak se ky është një produkt me përbërës natyror, ngjyra dhe konsistenca mund të ndryshojnë, por kjo nuk ndikon në efektivitetin e produktit. Të mbahet larg nga fëmijët (rrezik nga gëlltitja!). Të rruhet në vend të freskët dhe të thatë.

Përbërësit:

Vaj nga Cocos nucifera, ujë, vaj nga Elaeis guineensis, hidroksid natriumi, hidroksid kaliumi, lëvore dhe ekstrakte nga gjethet e pemës Neem (Azadirachta indica), ekstrakte nga rrënja nga Curcuma longa, ekstrakte nga rrënja dhe trungu i madrës indiane (Rubia cordifolia), vaj nga gjethet nga Wrightia tinctoria, parfum, linalool.

Forma farmaceutike:

2 copë nga 100 g secila (200 g)

Informacion shtesë

Sasia e produktit

2 по 100 г

Komente

Këtu nuk ka ende komente.

Bëhu i pari që do komentoni. “Sorion sapun rigjeneruese (2 x 100 g)”

Your email address will not be published.