Sorion Forte Plus kapsula

Suplement ayurvedik ushqimor me 100% еkstrakte natyrore bimore të farave të lirit, bajame, rrënjа е madrës indiane (Rubia tinctorum), shafran i Indisë, susam dhe amla.

NË DISPOZICION SË SHPEJTI

Përshkrim

Sorion Forte Plus – suplement ayurvedik ushqimor me 100% ekstrakte natyrore bimore të amlës, shafran të Indisë, madra indiane (Rubia tinctorum), farë liri, susam dhe bajame.

Sorion Forte Plus është suplement natyror ushqimor, i cili është krijuar në bazë të shkencës ayurvedike. Përbërësit janë zgjedhur në bazë të lëndëve të tyre ushqyese të cilët janë të rëndësishëm për lëkurën dhe imunitetin, janë hulumtuar shkencërisht dhe janë përshtatur me kujdes për njëri-tjetrin. Kjo siguron veçanërisht një përmbajtje cilësore të lëndëve ushqyese dhe biodisponueshmëri optimale. Përbërësit janë 100% natyror dhe vegan.

  • Kompleks i pastër natyror nga lëndë ushqyese
  • Pa asnjë aditiv
  • Mbështjellje e kapsulave dhe përbërës 100% vegan
  • Biodisponueshmëri e shkëlqyeshme

Fushat e aplikimit:

Kur ka nevojë më të madhe për lëndë ushqyese, për shembull për shkak të ngarkesave të mëdha, stres, sëmundje, dietë monotone ose jo të shëndetshme.

Input i rekomanduar:

2 deri 3 kapsula në ditë. Merrni 1 kapsulë në mëngjes (nëse është e nevojshme në mesditë) dhe në mbrëmje pas ngrënies me shumë ujë. Doza e rekomanduar ditore nuk duhet të tejkalohet.

Rekomandime të tjera:

Suplementet ushqimore nuk duhet të përdoren si zëvendësues të një ushqimit të balancuar dhe të shumëllojshëm. Ruani produktin në një vend të mbyllur, të freskët dhe të thatë. Të mbahet larg nga fëmijët e vegjël.

Forma farmaceutike:

60 kapsula prej 470 mg (pesha neto e mbushjes 28 g)

Përbërësit:

Ekstrakt nga fara e lirit, ekstrakt nga arra e bajames, rrënjë nga Rubia cordifolia, ekstrakt nga rrënja e shafranit të Indisë, ekstrakt nga fara e susamit, ekstrakt nga fruta e bimës amla (Emblica officinalis), mjet mbështjellës E 1206, stabilizator E 1201

Përshkrimi i përbërësve:

Fara e lirit (Atasi): Fara e lirit është jashtëzakonisht e pasur me fibra dhe përmban lëndë ngjitëse bimore të rëndësishme, të cilat e përmirësojnë tretjen dhe e balancojnë florën e zorrëve. Ato gjithashtu i ndihmojnë trupit t`i ekskretojë toksinat. Përmban një përzierje të çmuar të magnezit, hekurit, zinkut dhe vitaminave B1, B6, vitaminë E dhe shumë acide yndyrore të pangopura, veçanërisht acid linoleik dhe linolenik. Këto аcide yndyrore të ashtuquajtur оmega-3 dhe 6 kanë efekte antiinflamatore, janë të rëndësishme për metabolizmin dhe kontribuojnë për një sistem të shëndetshëm imunitar.

BËRTHAMAT E BAJAMEVE (Vadama): Bajamet kanë efekt prebiotik, që do të thotë se ata sigurojnë ushqim për ato baktere të zorrëve që е mbështesin sistemin tonë imunitar dhe kështu е mbrojnë shëndetin tonë. Ato janë gjithashtu të pasura me vitamina – para së gjithash vitaminë E, e cila është vitamina më e rëndësishme е lëkurës midis të gjitha vitaminave. Konkretisht, vitamina E është një term i përbashkët për të ashtuquajturat tokoferolet, të cilët kanë mundësi t`a mbrojnë lëkurën nga radikalet e lira, i rigjenerojnë dëmtimet e barierës së lëkurës dhe e rregullojnë përmbajtjen e lagështirës në shtresën e ashpër. Vitamina B1, e cila gjithashtu gjendet tek farat, i forcon nervat, kurse vitamina B2 e mbështet metabolizmin energjetik të qelizave.

RRËNJA E MADRËS INDIANE (Manjistha): Përveç acideve të shumta të shëndetshme frutore dhe fibrave, rrënja e madrës indiane përmban një numër të madh të taninave, të cilat kanë efekt të butë detoksifikues dhe antibakterial. Ato janë gjithashtu të dobishme për lëkurë të shëndetshme dhe për shkëlqim. Në Ayurvedë, rrënja e madrës indiane është një nga bimët më të forta për pastrimin e gjakut. Gjithashtu e përmirëson dhe e rregullon punën e sistemit limfatik, i cili është përgjegjës për të luftuar kundër toksinave dhe mikroorganizmave patogjene në të gjithë trupin.

RRËNJA E SHAFRANIT TË INDISË (Haridra): Shafrani i Indisë është një nga bimët më të rëndësishme medicinale ayurvedike. Emri origjinal “Haridra” rrjedh nga Sanskritishtja dhe do të thotë diçka si eliksir i lëkurës, sepse shafrani i Indisë është një nga antioksidantët më të fortë natyrorë, е rregullon përtëritjen e qelizave dhe prodhimin e yndyrës në epidermë. Rrënja preferohet të përdoret për lëkurë të irrituar dhe shpesh të skuqur, sepse kurkumina që ai e përmban ka veprim antiinflamator, i lidh radikalet e lira dhe ka një funksion mbrojtës. Efekti hidratues e përmirëson elasticitetin e lëkurës.

FARA E SUSAMIT (Tila): Susami është i pasur me fitomateriale sekondare, aminoacide esenciale dhe është një nga ushqimet më të pasura me selen. Seleni është një element në gjurmë që ka efekt të fortë antioksidant dhe detoksifikues, е forcon sistemin imunitar dhe i mbron membranat qelizore. E ngjashme me farën e lirit, përmbajtja e vajit te susami është shumë e lartë dhe përbëhet kryesisht nga acide yndyrore omega-6 dhe omega-3, të cilat janë jashtëzakonisht të efektshme kundër inflamacione. Susami gjithashtu përmban një kompleks të vitaminave B (duke përfshirë niacin, acid folik dhe riboflavin) dhe vitamin E. Këto vitamina ndihmojnë në rigjenerimin e lëkurës, mbrojnë nga radikalet e lira dhe e parandalojnë plakjen e parakohshme të qelizave. Bakrin që e përmban është i njohur për vetitë e tij antiinflamatore dhe antioksiduese dhe ndihmon në lehtësimin e ënjtjes reumatike dhe dhimbjen e shkaktuar nga artriti.

FRUTA E BIMËS AMLA (Amalaki): Amla, e njohur edhe si stafidhe indiane, është një ushqim i cili nga të gjitha llojet e njohura frutash dhe perimesh ka përmbajtje më të madhe të antioksidantëve, duke përfshirë acid askorbik (vitaminë C), acid ellagik dhe acid galik. Përmbajtja e lartë e tij e karotenit, riboflavinës, hekurit dhe kalciumit është gjithashtu e rëndësishme. Ajo është një mjet i vërtetë për përtëritjen e sistemit imunitar, lëkurës, flokëve dhe organeve. Amla jo vetëm që ndihmon të neutralizohen radikalet e lira dhe të forcohet sistemi imunitar, por gjithashtu ka efekte antibakteriale, antiviruse dhe në masë të madhe antiinflamatore. Për shkak të këtyre vetive të çmuara, ajo quhet edhe fruti mbretëror ose fryti i rinisë së përjetshme. Në Ayurvedë përdoret veçanërisht për sëmundjet autoimune.

Informacion shtesë

Sasia e produktit

60 капсули

Komente

Këtu nuk ka ende komente.

Bëhu i pari që do komentoni. “Sorion Forte Plus kapsula”

Your email address will not be published.